E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia do vendose raketa ne Kalinigrad

Ndersa amerikanet po diskutojne planet per te zgjeruar sistemin e mbrojtjes antirakete ne Evropen lindore, Rusia do te vendose raketa me rreze te shkurter veprimi “Iskander” ne rajonin Kalinigradm ne afersi te Polonise.

Lajmin e beri te ditur presidenti rus Dmitry Medvedev gjate fjalimit ne parlament.

Ai foli per neutralizimin e sistemit amerikan dhe tha se raketat jane nje lloj kunderpergjigjeje, qe do te krijojne interference ne frekuencat amerikane te komunikimit.

Sipas amerikaneve, sistemi i mbrojtjes antirakete do te siguroje paqen nga vende si Irani apo Siria, por Moska e quan kete kercenim direkt per sigurine e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›