Rezultatet për Tiranën, ambasadorët takojnë Ramën
Tre ambasadorët, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth pas takimit me kryeministrin Berisha janë takuar sot edhe me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Takimi po zhvillohet në selinë rozë ndërsa mendohet se vonesat në shpalljen e rezultatit për bashkinë e Tiranës do të jetë në qendër të bisedimeve mes kreut të opozitës dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Ndërkohë në një deklaratë të publikuar më herët tre ambasadorët e akredituar në Tiranë kërkuan shpalljen e rezultateve për bashkinë e Tiranës pasi sipas tyre qytetarët metitojnë të jenë të qartë se kush është fituesi.
Ndërkohë ditën e djeshme tre ambasadorët u takuan edhe me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku kanë diskutuar në lidhje me vonesat në shpalljen e rezultatit për bashkinë më të madhe të vendit.