E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet zgjedhore, Rama: Shkodra e Lezha hop të jashtëzakonshëm, Tiranën ta ngremë më lart me çdo kusht

TIRANË, 21 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot rezultatet zgjedhore në disa qarqe, ndërsa kërkoi që në Tiranë PS duhet të marrë rezultat më të mirë në zgjedhje.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama analizoi rezultatet e PS-së në zgjedhjet e fundit.

“Po analizoj rezultatet për Tiranën, Lezhën, Shkodrën dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë një hop të jashtëzakonshëm po të kemi parasysh nga jemi nisur. Tirana nuk mund të jetë në asnjë mënyrë aty”, shtoi Rama.

Kreu i PS-së theksoi se arsyet janë të ndryshme, ndërsa shtoi se “ne jemi PS dhe ne duhet ta ngremë Tiranë më lartë se sa mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”.

/a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›