Rezultatet zyrtare ne Tunizi

Rezultatet zyrtare të pjesshme pas zgjedhjeve në Tunizi, sygjerojnë fitoren e Partisë Islamike të moderuar “Ennahda”, në zgjedhjet e para demokratike pas “pranverës arabe”.
“Ennahda” shpalli fitoren dhe kundërshtarët pranuan humbjen, në procesin e mbikëqyrur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ndërsa tunizianët e përshëndetën fitoren.
E dyta në këto zgjedhje renditet partia e qendrës se majtë, “Kongresi për Republikën”.
Sipas Komisionit Zgjedhor “Ennahda” ka triumfuar në 24 zona zgjedhore dhe sipas parashikimeve është fituese, por nuk siguron dot shumicën për të qeverisur e vetme.
“Ennahda” u zotua se do të respektojë pluralizmin dhe do të formojë një koalicion me partitë laike.
“Ennahda” apo “Rilindja” është një parti islamike e cila gjatë regjimit të Ben Ali, ishte shpallur e jashtëligjshme. Udhëheqësi i saj është Rashed Ganushi, i kthyer pas 20 vitesh mërgimi, të cilat i kaloi në Britaninë e Madhe. Ai u zotua se partia e tij do të respektojë demokracinë dhe se do të gjejë ekuilibrin mes modernes dhe islamit.
“Pranvera arabe” në Tunizi rrëzoi nëntë muaj më parë, ish-presidentin e Tunizisë, Zine Al Abidine Ben Ali, pas 23 vjetësh në pushtet. Ndryshe nga fqinji i saj, Libia, tranzicioni i Tunizisë ka qenë gjerësisht paqësor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani