Vllaznia shkarkohet Mirel Josa

Kategoria Superiore në futbollin shqiptar, ka prerë një tjetër kokë trajneri këtë sezon, me zyrtarizimin e shkarkimit të Mirel Josës nga pankina e Vllaznisë.
Ashtu sic edhe pritej, tekniku kryeqytetas i ka dhënë fund aventurës së dytë me klubin shkodran, duke u larguar për mungesë të rezultateve, edhe pse kuqeblutë këtë sezon kanë zhvilluar lojëra të mira.
Nga mbledhja e zhvilluar këtë javë në Bordin mbikëqyrës, të gjithë kanë qenë të pakënaqur me ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, dhe ai që është sakrifikuar ka qenë trajneri. Skuadra shkodrane e ka nisur sezonin si pretendente për fitimin e Superligës dhe Kupës së Shqipërisë, objektiva për të cilët Vllaznia mbetet ende në garë.
Por klubi verior gjendet aktualisht në vendin e 8 në renditjen e kategorisë Superiore, me 7 pikë pas 6 javëve të para.
Stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjes së radhës ndaj Pogradecit të shtunën, do ta drejtojnë zëvendëstrajnerët, në pritje të emrit të ri për pankinën.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez, dënohet nga klubi i tij
Ylli i Manchester City, Carlos Tevez ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, për sjellje të keqe. Juventus i rikthehet fitores
Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi rikthehet të fitorja dhe këtë e bën në ndeshjen e luajtur në “Juventus Stadium” në Torino përballë Fiorentinës. Inter, Milito rikthehet ndaj Atalantës
Pas 90 minutave në pankinë, në sfidën ndaj Kievos, Diego Milito do të rikthehet titullar këtë mesjavë për ndeshjen që zikaltërit do të luajnë ndaj Atalantës. Rajkard: Holanda mund të fitojë botërorin
Një prej futbollistëve më të mirë të kombëtares holandeze në histori, tashmë një trajner me peshë, Frenk Rajkard nuk përdor modestinë kur vlerëson “tulipanët” aktualë. Milan, rikthehet Thiago Silva
Thiago Silva, mbrojtësi qendror i Milanit, do të jetë në fushë në ndeshjen e nesërme ndaj Parmës pas një mungese në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve.
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani