E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezultati i dobët i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhje, Alibeaj: Berisha dhe Meta, politikë e vjetër që s’kanë çfarë të ofrojnë

“Politikë e vjetër” i ka quajtur nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj kreun e PL-së, Ilir Meta dhe ish-kryedemokratin Sali Berisha.

Në një intervistë në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Alibeaj tha se Berisha dhe Meta nuk kanë se çfarë i ofrojnë më shqiptarëve, teksa i akuzoi ata se kanë vendosur interesat personale mbi ato të qytetarëve.

“Politika e vjetër nuk ka çfarë t’i japi më shqiptarëve, Sali Berisha dhe Meta. Nuk ofron më kjo mënyrë e të bërit politikë, nuk prek më telat e shqiptarëve, janë njerëz që përkundër interesave të publikut kanë vendosur interesat e tyre. Ishte shumë e dukshme ajo çfarë ndodhi. Edi Rama nuk bën zgjedhje sa kohë që përdor administratën, bandat dhe krimin”, tha Alibeaj.  

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në vetëm 7 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke humbur edhe bastionin historik, Shkodrën, që u fitua nga PS. Kandidatët socialistë korrën fitore edhe në 52 bashki të tjera.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›