E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzon PLL-në, le në fuqi vendimin e KZAZ-së Dibër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve le në fuqi vendimin e KZAZ-së Dibër, për rezultatin e zgjedhjeve për këtë bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

KAS vendosi të rrëzojë kërkesën ankimore të “Partia Lëvizja e Legalitetit” e cila kishte si objekt shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në QV-të nr. 1100, 1575 për Bashkinë Dibër, si dhe kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së po për këtë bashki.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 19, për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për Këshillin e bashkisë Dibër.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›