E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riad: 5,080 të dënuar për terrorizëm

Arabia Saudite ka dënuar 5,080 persona, të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme terroriste.

Ndonëse nuk jep ndonjë afat kohor, agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të prokurorisë, thotë se 2,215 raste janë transferuar në gjykatën speciale për terrorizëm.

Në vitin 2003, Al-Kaida filloi një fushatë për të përmbysur monarkinë saudite.

Të mbështetura nga ekspertët e huaj, autoritetet në Riad kanë arritur të shkatërrojnë grupin, e cila kishte në shënjestër ambasadat dhe objektet e naftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›