Berisha: Opozita po bën fushatë duke mashtruar
Kryeministri Berisha nga Durrësi ka akuzuar opozitën se po bën fushatë elektorale duke mashtruar qytetarët.
Duke marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës Fllakë-Xhafzotaj në qarkun e Durrësit, kryeministri Berisha theksoi se përballë alternativës së djathtë për qytetarin opozita po shpalos atë të mashtrimit.
Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet si dhe do të përfundojë e gjithë infrastruktura rrugore.
Duke ritheksuar se programi i koalicionit të djathtë ka në themel qytetarin, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë realitet çdo projekt për zhvillimin e të gjitha komunave.