E Martë, 3 Nëntor 2026

Riaktivizimi i mësuesve në pension- Kristo Murati, arsimtari 75 vjeç që jep ende mësim në Finiq

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave kolektive në shkollat publike të Minoritetit Etnik Grek, ka krijuar nevojën e shtimit të stafit pedagogjik në këto institucione arsimore.

Si rrjedhim, në shkollat që janë në varësi të Zyrës Vendore të Arsimit Finiq, Dropull, janë krijuar 17 vende vakante, ku drejtuesit u detyruan të riaktivizojnë mësues në pension.

Njëri prej tyre, është edhe 75- vjeçari, Kristo Murati, i cili jep mësim në shkollën fillore të Dermishit. Kjo shkollë, është në varësi të shkollës së bashkuar “Livadhja”.

“Pas kaq vitesh mu duk sikur u rinovova shpirtërisht. Për 25 vjet, si mësues dhe njeri i shkronjave kam vazhduar të lexoj mesatarisht 70 libra në vit, kam një bibliotekë me rreth 2500 libra. Kam bërë edhe shkrime si historiku i bashkisë Finiq”, shprehet Murati.

Gjithsesi, problemi i mungesës së arsimtarëve në shkollat e Minoritetit Etnik Grek, kërkon ndërhyrjen edhe të Ministrisë së Arsimit, pasi kreditet e degës gjuhë letërsi greke në Universitetin “Eqerem Çabej ” të Gjirokastrës janë të pamjaftueshme, duke penguar rekrutimin e arsimtarëve të rinj në lëndët që zhvillohen në gjuhën amtare greke.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›