Spitali i Lezhës në gatishmëri për fruthin, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

Përhapja e fruthit në Shqipëri, ka vënë në gatishmëri institucionet shëndetësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani ka vetëm një rast të dyshuar ku po kryhen ekzaminimet përkatëse, por ende nuk është konfirmuar nëse pacienti është prekur nga fruthi.
Mjeku infeksionist, Martin Marku thotë se janë marrë të gjithë masat për t’ju përgjigjur situatës që mund të krijohet.
Bluzat e bardha në Lezhë i bëjnë thirrje popullatës për vaksinim kundër fruthit, si dhe të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse kanë temperature të lartë dhe probleme me lëkurën.
“Mos hezitohet vaksinimi ndaj fruthit. Është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje pasi është shumë problematike”, bën thirrje mjeku.
Pas identifikimit të rasteve me fruth në Shqipëri, ka një sensibilizim më të lartë të qytetareve në Lezhë për tu vaksinuar, si e vetmja mënyre për tu mbrojtur nga ky infeksion problematik për shëndetin.
RTSH