Riaktivizohet vatra e zjarrit në pyjet e Tërbunit
PUKE-Vatra e zjarrit që dogji dje një pjesë të madhe pemësh në pyjet e Tërbunit u riaktivizua sot sërish.
Korrespondenti ynë në Pukë, Armir Mehaj bëri të ditur se zjarri dje nuk mundi të shuhej nga zjarrfikësit për shkak të terrenit të thyer malor. Sipas tij, ishin reshjet e shiut që kanë bërë të mundur të mbajnë nën kontroll vatrën e zjarrit në këtë masiv pyjesh.
Zjarri i pashuar mirë nga shiu u riaktivizua ditën e sotme, ndërsa një tjetër vatër zjarri u aktivizua në Qafë Pele.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje por situata paraqitet e vështirë për shkak se terreni i thyer malor nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Korrespondenti ynë nga Puka, Armir Mehaj bëri të ditur se vatra po ndihmohet dhe nga erërat.
Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore pasi automjetet e kanë të pamundur të ndërhyjne direkt e në vatër pasi terreni është tepër i thyer dhe shkëmbor.
Zjarri i qëllimshëm
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm pasi dhe temperaturat në zonë nuk i kanë kaluar ende 24 Gradë në zonë dhe është e pamundur që shkak për vatrën të ketë qenë vapa përvëluese apo ndonjë pakujdesi.
Ky zjarr sot në pyjet e Tërbunit risjellë në vëmendje dhe traditën e keqe të zjarrvënieve në zonë ku vetëm vitin e kaluar për shkak të zjarreve të qëllimshme u dogjën dhjetra ha me pyje.
Problem është dhe mosangazhimi banorëve në aksionet për shuarjen e zjarreve. Vitin e kaluar shumë banorë të zonës iu bashkuan forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve në operacionet për shuarjen e zjarreve por shteti nuk pagoi asnjë prej tyre për kontributin e dhënë, thekson korrespondenti në Pukë.
Aktualisht në zonë për fikjen e flakëve po operon vetëm reparti i zjarrfikëseve.
(d.b/BalkanWeb)