Richard Lugner merr dhuratë për ditëlindje një gjoks (FOTO)
Ai quhet Luani i Ndërtimit. Por në mbarë botën njihet për festat e tij e sidomos për faktin se merr në Operën e Vjenës emra të tillë si Paris Hilton apo Carmen Electra.
Bëhet fjalë për biznesmenin austriak, Richard Lugner, që mbush plot 80 vjeç. Edhe pse është në moshë të thyer, ai sërish nuk i lë pas dore festat. Kësaj here ka marrë një dhuratë: gjoksin e modeles dhe DJ Micaela Schaefer. Ata kanë festuar deri vonë dhe muzikën, gjoksin dhe tortën e ka ofruar Micaela.
Na festë ishte edhe Ruby, prostituta minorene e Silvio Berlusconi-t. Ajo ishte bashkë me Lugner vjet në Operën e Vjenës.






