E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi ambientalistet akuzojne

Debati per importin e plehrave duket se do te marre te tjera permasa duke dale jashte kornizave te polemikave ne protesta ne rruge.

Ambjentalistet kane kerkuar serish me force qe te ndalet importi i mbetjeve nga jashte duke paralajmeruar fillimin e nje fushate protestash nese ky vendim nuk ngrin per nje periudhe te pacaktuar kohe.

Kerkojme nga qeveria qe te anuloje kete vendim te menaxhohen mbetjet vendase ose vendimi te pezullohet deri ne nje kohe tjeter. Nese kjo nuk do te realizohet e vetmja rruge qe na mbetet eshte te reagojme nepermjet protestave ka deklaruar ambjentalisti Lavdosh Ferruni.

Ferruni ka sqaruar se sipas listes se gjelbert dhe Konventes se Bazelit ne Shqiperi lejohet importi i metaleve me elemente zinku si dhe i pjeseve te centraleve berthamore.

Lende te rrezikshme ne Konventen e Bazelit jane mbetjet nga industria e energjise berthamore sidomos kur eshte fjala per centrale qe u ka kaluar koha si dhe mbetjtet nga industria e naftes dhe industria e perpunimit te metaleve me ngjyra ka sqaruar Ferruni.

Pas kesaj deklarate Ministria e Mjedisit ka theksuar se Shqiperia nuk e ka miratuar te gjithe listen e Konventes se Bazelit duke perjashtuar mundesine e importit te pjeseve te centraleve berthamore apo edhe me tej te mbetjeve radioaktive.

Lende te tilla jane te ndaluara me ligj qofte per qellime depozitimi qofte per kalim tranzit. Lista e gjelber permban listen e lendeve qe mund te importohen dhe eksportohen ka deklaruar Pellumb Abeshi drejtor i politikave ne Ministrine e Mjedisit.

Ne vend numerohen rrreth 60 shoqeri riciklimi pjesa me e madhe e te cilave merret me metalet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›