E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ridvan Bode, ministri i Financave

13-04-2013 / Gazeta 55

Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarkë tatim për imputet, për farërat dhe për makineritë që modernizojnë bujqësinë”

Konventa u hap nga ministri i Financave, Ridvan Bode i cili u shpreh se zonat rurale janë shpirti i këtij vendi dhe zhvillimi i tyre do të thotë zhvilli për të gjithë Shqipërinë. “Kur zhvillohet Shqipëria rurale nuk ka rëndësi ku jeton gjithsecili. Të gjithë shqiptarët meritojnë një punë më dinjitoze, fermerët janë pjesa e kombit që siguron mirëqenien me sakrifica të mëdha, ata falin dashuri dhe përkujdesje për produktin e tyre, kultivojnë jetë bimësh dhe gjënë e gjallë. Ne besojmë se zonat rurale janë shpirti i këtij vendi, kur fshatrat dhe komunat tona zhvillohet mbarë Shqipëria zhvillohet”, tha ai.
Nën qeverisjen demokratike siç tha Bode më tej fshati dhe fermerët janë zhvilluar. Fermat shtoi ai, kanë rritur prodhimet e tyre dhe janë bërë më konkurruese falë investimeve të qeverisë, siç nënvizoi ai.
Ai veçoi ndërtimin e mijëra kilometrave rrugë rurale, të ujësjellësve, penetrimin e internetit dhe telefonisë celulare, duke krijuar kështu një infrastrukturë moderne për këto zona. “Ndryshimi fillon nga një gjë e thjeshtë siç është një rrugë, që për ta është lidhje me tregun. Rrugët janë arteriet ku rrjedh mundi i fermerët. Në 8 vite ne kemi ndërtuar 6500 km rrugë rurale. Këto rrugë nuk i lidhin këta banorë vetëm me qytetet, por edhe me shkollat e qendrat shëndetësore”, tha Bode.
Ai theksoi se çdo shqiptar meriton të njëjtat shanse ekonomike dhe kjo fillon me fermat në fshat, që siç tha ministri, “janë shtylla kryesore e ekonomisë bujqësore, me një vlerë të shtuar 1.8 milion dollarë në vit. Kemi ndërtuar 350 rrjete të furnizimit me ujë, kemi krijuar sisteme të reja vaditje dhe nga 95 mijë hektarë tokë që ujiteshin në 2005-n, sot ne ujisim mbi 210 mijë hektarë, tha Bode.
Ministri Bode tha më tej se, “Ne nuk ramë në krizë, bujqësia ishte pjesa më vitale përgjatë krizës, në 4 vitet e fundit është rritur dy herë më shpejt se mesatarja e ekonomisë. Fermat kanë rritur prodhimin me 30 për qind, produktet janë bërë më konkurruese dhe më të kërkuara. Gjatë qeverisjes së PD-së, fermerët e kanë rritur prodhimin e tyre me produktet më konkurruese dhe më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar. Vetëm në vitin 2012 eksportet bujqësore nga 1.5 miliardë lekë që ishin në periudhën 2001-2005 të qeverisjes socialiste, u rritën në 13 miliardë lekë”, tha Bode.
Ministri Bode nënvizoi se PD është e gatshme të përshpejtojë ndryshimin për zonat rurale. “Ne e dimë se të gjitha sa kemi bërë nuk mjaftojnë, ne jemi të bindur që qytetarët meritojnë më shumë, sot të vendosim për përshpejtimin e ndryshimit. PD ka një program, atë që do shpalosim sot në këtë konventë. Programi që kërkojnë qytetarët dhe që do na ofrojë më shumë me kombet e zhvilluara. Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarke tatim për imputet në bujqësi, për farërat, asnjë qindarkë për makineritë që modernizojnë bujqësinë, kemi lehtësuar taksimin”, tha Bode. “Ne sot jemi këtu, për të mbështetur fermerët, të punojmë për zhvillimin e Shqipërisë rurale, kur ka ajo sukses të gjithë kemi sukses, kur ajo ndryshon e gjithë jeta e shqiptarëve ndryshon”, vijoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›