Fondi i garancive, nis zbatimi i projektit
Basha: “Kjo iniciativë përkthehet në një gjenerator biznesesh të reja dhe vetëpunësimi në qytetin e Tiranës”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës LulzimBasha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me drejtues të bankave tënivelit të dytë dhe të rinj të interesuar për të përfituar nga fondi i garancive prej 1 milion eurosh, i vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për të nxitur hapjen dhe zgjerimin e bizneseve nga të rinj nën moshën 35 vjeç. Të pranishëm ishin drejtues të BKT, Alpha-Bank , InternationalCommercialBank, IntesaSanPaoloBank, NBGAlbania, ProcreditBank,RaiffeisenBank, Tirana Bank, Veneto Banka. Kreu i Bashkisë ka ftuar të gjithë bankat e nivelit të dytë, të aplikojnë për të qenë partner i Bashkisë së Tiranës në këtë ndërmarrje.
“Ne jemi të prirur të zgjedhim atë bankë që ofron kushte më të mira, jo për ne, jo për Bashkinë e Tiranës sepse të jeni të sigurtë që ky është hapi i parë sa i përket asaj që ne jemi gati të bëjmë për këtë objektiv të rëndësishëm. Hapa të tjerë do të pasojnë, deri tek falja totale e interesave, pse jo edhe e shumave fillestare nëse bizneset provohet të jenë të suksesshme tre vite me radhë por ne kërkojmë një partneritet serioz. Fondi është 1 milionë euro dhe ne kemi të gjithë arsyet që të presim që ky fond të rritet, me kontribute të fondeve partnere, të Bashkisë sëTiranës, të qeverisë dhe të personazheve të tjerë, në këtë sfidë të rëndësishme siç është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik”- theksoiz. Basha.
KryebashkiakuBasha theksoi se ky është vetëm njeri ndër hapat e shumtë që Bashkia e Tiranës ka hedhur gjatë kësaj kohe, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Tiranë.
“Në këto 20 muaj, ne kemi hedhur disa hapa për të provuar se përkushtimi ynë për një klimë më të mirë të biznesit, për zhvillimin ekonomik me ritme të kënaqshme dhe krijimii vendeve të punës për t’ju përgjigjur dinamikës së kërkesës, veçanërisht siç thashë të të rinjve në Tiranë janë prioritet tona kryesore. Kemi ulur taksat, kemi eliminuar tarifat, kemi themeluar dhe funksionon qendra me një ndalesë për leje dhe licenca, kemi vendosur një partneritet me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të shumëanshëm, por qëveçanërisht në fushën e afrimin të punëdhënësve me punëkërkuesit ka rezultuar në 1000 vende të reja pune të hapura gjatë një viti. Nga pikëpamja e sasisë së ndërhyrjes që ne bëjmë si qeverisje vendore, kjo e sotmja shënon padyshim kulmin. Kjo shenjë e qartë, ky simbol i vullnetit të Bashkisë së Tiranës i shprehur tashmë jo me fjalë por me vepra, me para përkthehet në një gjenerator vetëpunësimi, në një gjenerator ndërmarrjesh të reja të hapura në qytetin e Tiranës”– u shpreh KryebashkiakuBasha.
Një nga të rinjtë e interesuar për këtë fond,ErionKosovrasti solli eksperiencën e përpjekjeve të tij pa rezultat, për të marrë një kredi për hapjen e një biznesi. Nisur nga kjo eksperiencë, ai e cilëson nismën e Bashkisë një mundësi të madhe për të gjithë ata që kanë një projekt biznesi.
“Unë kam bërë disa aplikime nëpër banka për të marrë një kredi dhe mundësia e marrjes së kësaj kredie ishte shumë e vështirë, pasi kolaterali ishte i lartë dhe gjithashtu interesat ishin të papërballueshme.Ideja e biznesit tim është një biznes shumë i thjeshtë dhe do të mundësojë shkëmbime kulturore për studentët, për studentët shqiptarë në vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Angli dhe tani që ky fond është miratuar, pres me padurim që të lëvrohet” - tha z. Kosovrasti.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës sëBankave dhe drejtues i BKT SeyhanPencabligil e ka cilësur shumë të rëndësishme këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, pasi grupi të cilit i adresohet është shtylla e ekonomisë së Shqipërisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë nevojë për stimuj, gjë të cilën sipas tij po e bën Bashkia e Tiranës.
“Për të përshpejtuar huadhënien është e nevojshme që të ketë konsensus ndërmjet aktorëve të ndryshëm në vend, për të bërë gjithsecili atë që i takon dhe në këtë kontekst, ne duam të përgëzojmë Bashkinë e Tiranës, e cila po stimulon huadhënien e një klase, apo segmenti të shoqërisë që ka më shumë nevojë. Këta janë të rinjtë dhe SME-të. Pse janë ata kaq shumë të rëndësishëm për Shqipërinë? Sepse Shqipëria është një vend i ri, pra me popullsi të re. Kur ecën në rrugët e Shqipërisë shikon shumë të rinj, kaq shumë të rinj mund t’i shohësh në Kosovë dhe në asnjë vend tjetër.Gjithashtu, SME-të janë shtylla e ekonomisë së Shqipërisë,kështu që këto klasa apo segmente të shoqërisë, sipërmarrësit e rinj, SME-të kanë nevojë për disa stimuj nga autoritetet, dhe pikërisht kjo është ajo çka Bashkia po bën” - u shpreh z. Pencabligil.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka ka vlerësuar risinë që KryebashkiakuBasha ka futur në menaxhimin e Tiranës, qëështë zhvillimi ekonomik dhe punësimi.
“Bashkia sot operon, funksionon dhe implementon me sukses zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe ne e falënderojmë e njëkohësisht i japim mbështetjen tonë në të gjitha nismat që kjo bashki dhe ky staf bën për sipërmarrjen private.Ne marrim përsipër angazhimin tonë, që këto nisma, këta sipërmarrës të rinj, të implementojnë me sukses këtë fond të garancisë ku ne jemi të sigurtëqë edhe sipërmarrja do i bashkëngjitet, mbase edhe me shtesë fondi” – u shpreh z. Jaka.