Rifillimi i eksporteve, katër anije me drithëra largohen nga portet ukrainase në Detin e Zi

Katër anije me produkte ushqimore ukrainase lundruan nga portet ukrainase të Detit të Zi, si pjesë e një marrëveshjeje për të zhbllokuar eksportet detare të vendit, raporton The Guadian.
Transportuesit me shumicë ishin të ngarkuar me më shumë se 160,000 ton misër dhe produkte të tjera ushqimore.
Rifillimi i eksporteve të grurit po mbikëqyret nga një Qendër e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll, ku po punon personeli rus, ukrainas, turk dhe i OKB-së.
Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve të OKB-së për shpërthime të mundshme të urisë në pjesë të botës për shkak të ndalimit të dërgesave të drithërave nga Ukraina që kishin shtrydhur furnizimet dhe kishin çuar çmimet në rritje.
Para pushtimit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.
/rtsh.al/