Rifillojnë bisedimet për krizën në Opel
Zyrtarët gjermanë vazhdojnë përpjekjet për të arritur një kompromis për një plan shpëtimi për filialin evropian të General Motors, në të cilën përfshihet edhe kompania gjermane Opel. Bisedimet që vazhduan deri vonë në Berlin përfunduan pa ndonjë rezultat, pasi negociatorët amerikanë kërkuan 400 milion dollarë shtesë nga qeveria gjermane, ndërkohë që ajo ka ofruar më shumë se 2 miliard dollarë për të shpëtuar Opelin nga falimentimi.
Qeveria gjermane hodhi poshtë pretendimet se bisedimet e vazhdueshme mbi fatin e kompanive Opel & Vauxhall, kanë përparësi vendet gjermane të punës.
Ndërkohë në Bruksel sot do të takohen ministrat e Industrive të BE-së për të diskutuar rreth fatit të GM në Europë, pasi kompania nënë me qendër në Detroit duket se është në prag shpalljeje falimentimi, e cila do të jetë edhe falimentimi më i madh në historinë amerikane.
Start/BBC