E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt LSI-PS në Durrës

Durrës-Konflikit midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbërritur edhe tek pushteti lokal. LSI-ja ka dënuar ashpër vendimin e shëmtuar të largimit nga puna të figurës së shquar të futbollit shqiptar dhe të kombëtares, z.Shyqyri Ballgjini nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, z.Vangjush Dako.

“Shkarkimi i z.Ballgjini është bërë vetëm për motive politike, për shkak të afrimit dhe mbështetjes së tij të LSI”-thekson deklarata nga kjo parti.

“LSI dënon ashpër këtë akt, të këtyre drejtuesve të papërgjegjshëm, të cilët ndërmarrin veprime të tilla të ulëta, primitive dhe hakmarrëse, ku prevalojnë emocionet politike mbi ligjin për administratën publike dhe atë vendore në veçanti. I kujtojmë z.Dako se ai është zgjedhur në postin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, edhe me mijëra votat e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI. Për më tepër që ky veprim është bërë në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit, parimet dhe funksionimin e administratës publike dhe asaj vendore në veçanti, në mungesë të transparencës dhe moralit”-vijon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›