Deputetët e Kuvendit mbajnë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, teksa në seancë mungonin deputetët e PD-së dhe PL-së.
Kryetari i Kuvendit Niko peleshi u shpreh se sot me respekt ndalemi për të nderuar jetën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja që siç vlerësohet nga studiuesit më të njohur ën Shqipëri dhe Kosovë ishte një prej figurave më të spikatura të kombit dhe të mendimit shqiptar.
Peleshi theksoi se Qosja ishte pa dyshim një nga mendjet më prodhuese të kombit tonë.
“Rexhep Qosja ishte kolosi intelektual i gjysmë shekullit të fundit, i cili shkriu në veprën e tij madhore studiuesin e palodhur dhe historianin e rrallë kritik të letërsisë me zërin më të fuqishëm të ndërgjegjes sonë kombëtare”, shtoi Peleshi.
Akademik Rexhep Qosja ndërroi jetë sot, në moshën 89-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Rexhep Qosja ka qenë autor i dhjetëra veprave, përfshirë romane, ese dhe studime shkencore, duke lënë gjurmë të thella në kulturën shqiptare. Njihej për qëndrimet e tij të forta publike dhe angazhimin në debatet shoqërore e politike.
/gj.m/a.f/