E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatimi i Qeverisë javën e ardhshme

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila, ka njoftuar se riformatimi i Qeverisë do të ndodh shumë shpejt.

“Besoj se është çasti u fundit sepse është zhagitur shumë dhe është folur shumë. Nëse përfundojnë të gjitha konsultat e partnerëve të koalicionit të të gjitha partive, atëherë riformatimi mund të ndodh javën e ardhshme apo një javë prapa. Pra, është çështje ditësh përbërja e re e qeverisë”, ka treguar Kusari-Lila për “Epoka e re”.

Ajo ka thënë se ku koalicion qeverisës ka bërë një punë të mirë, por ka deklaruar se mund edhe më shumë.

“Mendoj se ka hapësirë për t bërë edhe më shumë”, është shprehur Kusari-Lila. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›