E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Libia

Presidenti Obama i shpalosi argumentet per intervenimin ne Libi ndersa aksionet e Shteteve te Bashkuara atje meritojne mbeshtetjen e te dyja paleve ne Kongres.
Sic verejti presidenti mosnderhyrja ushtarake do te rezultonte me katastrofe humanitare dhe strategjike. Tashme ne saj te aksioneve tona regjimi i Gadafit eshte penguar qe brutalisht te shtype opoziten e tij.

Presidenti gjithashtu ishte korrekt ne pershkrimin e ngjarjeve ne Libi ne kontekstin me te gjere te zgjimeve demokratike ne mbare Lindjen e Mesme qe paraqet zhvillmin me te madh gjeopolitik qe nga renia e Murit te Berlinit.

Nese Gedafi lejohet te mbetet ne pushtet permes dhunes kjo do tu dergoje mesazhe diktatoreve ne mbare rajonin dhe me gjere se menyra per tiu pergjigjur kerkesave paqesore popullore eshte permes shtypjes dhe kasaphanes dhe se pjesa tjeter e botes perfshire Shtetet e Bashkuara nuk do te dale perpara per ti ndalur.

Ajo qe tash duhet nuk eshte debati nese administrata mund te kishte vepruar ndryshe por nje strategji e cila do ti identifikonte interesat kombetare te Amerikes ne Libi dhe menyrat per ti arritur ato.

Epilogu i suksesshem ne Libi kerkon largimin e Gadafit sa me shpejt te jete e mundur. Nuk eshte ne interesin tone qe Libia te behet arene e nje krize te tejzgjatur qe do ta destabilizonte dhe do ti vinte flaken rajonit. Jane disa hapa qe duhet ndermarre menjehere per te ndaluar epilogun e tille. Ne ditet ne vijim duhet ti zgjerojme sulmet tona ajrore kunder forcave tokesore te Gadafit qe kercenojne civilet kudo qe jane.

Duke bere keshtu ne mund tia shtrojme rrugen opozites libiane qe tia ndale hovin ofenzives se Gadafit dhe ti vazhdoje perpjekjet per ti dhene fund sundimit te tij.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet ta zgjerojne angazhimin me opoziten e Libise te prire nga Keshilli Kombetar kalimtar aktualisht i bazuar ne Bengazi.

Ne e kemi inkurajuar administraten Obama qe e shtoi mbeshtetjen retorike per opoziten ne Libi por shpresojme te shohim me shume shembuj te prekshem ne ditet qe vijne.
Ne vecanti ne dhe aleatet tane duhet ta furnizojme keshillin me pajisje komunikimi mbeshtetje logjistike stervitje inteligjence taktike dhe arme te nevojshme qe ta konsolidoje pushtetin ne territorin qe e ka cliruar dhe te vazhdoje tia dobesoje pushtetin Gadafit. Libianet po luftojne vete per lirine e tyre. Por ata kane nevoje per ndihmen tone te shpejte qe te korrin sukses.

Autoret jane senatore. Artikulli eshte botuar edhe ne Wall Street Journal

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›