E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihana, provokuese me marihuana

Pop ylli Rihanna pak dite me pare beri te ditur se ka shkuar ne një klinike rehabilitimi ku ka kërkuar ndihmë që të kurojë varësinë ndaj alkoolit, drogës dhe seksit.

Megjithate, këngëtarja nga Barbadosi duket se nuk mund te harroj shrehite e vjetra.

Ajo eshte kthyer  në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotografive provokuese me cigare marihuanë. Fotot janë bërë në Dublin, ku këngëtarja ndodhej për një koncert dhe janë vendosur në profilin e 25 vjeçares në rrjetin social Twitter.

Gjatë gjithë turneut aktual, Rihanna  ka pasur probleme të shumta, vonesa, sjellje agresive me fansat, si dhe performimi i saj në gjendje të dehur.

Psikiatri i cili është marrë me Rihannën ka ardhur në përfundim se 12 hapa për kurim janë ideale për të. Në konceritn e fundit ajo goditi një fans me mikrofon në kokë.

Shumë adhurues të Rihannës kanë mbetur të zhgënjyer me sjelljet e saj të fundit./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›