E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna, 1 milion $ pr Chris Brown

TIRANE-Këngëtarja Rihanna sapo ka shpenzuar një shifër prej 1 milion dollarësh duke i blerë kështu një makinë Benz Mercedes të dashurit të saj Chris Broën për ditëlindje. Një dhuratë e tillë ka fituar menjëherë vëmendjen e publikut, pasi tregon sesa e madhe është dashuria e saj për Chrisin.

Kjo dhuratë do të bëhet menjëhërë e tij më 5 maj, ditën që ai mbush 24 vjeç. Rihanna po ashtu e ka personalizuar veturën, duke vendosur inicialet e tij në sediljet e kuqe të makinës.

“Rihanna ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë për t’i bërë Krisit një dhuratë të tillë, një makinë të prodhuar me porosi. Të gjithën këtë po e bën për t’i treguar atij sesa e do dhe se dëshiron të jetë përgjithnjë me të”-u shpreh një burim i afërt i saj.

(d.b/J.Knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›