E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna dhe Chris kalojnë natën e vitit të ri së bashku

Rihanna dhe Chris Brown nxitën më shumë spekulime për lidhjen e tyre pasi publikuan foto në shtratë menjëherë pas festës së ndërrimit të viteve.

Këngëtarja e cila performoi bashkë me të dashurin në një organizim në, Ivory Coast ka postuar një foto të saj në shtratë e mbuluar me një batanije në orët e para të mëngjesit. Ajo shkroi: “Mirëmëngjesi. Ende nuk kam fjetur. Tungjatjeta 2013”.

Chris gjithashtu postoi një foto, të cilën pak më vonë edhe e fshiu, ku shihet i mbuluar me po të njejtën batanije.

Të dy këngëtarët thuhet të jenë paguar 6 milion dollarë për të performuar në ndejën e miliarderit afrikan për natën e vitit të ri.

Këto fotot e reja tregojnë se çifti është bashkuar përsëri gjatë Krishtlindjeve pas një ndarje në fillim të dhjetorit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›