E Diel, 1 Nëntor 2026

Foshnja e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk do të dalë asnjëherë publikisht

Nëse po shpresonit të shihnit foshnjën Kanye West dhe Kim Kardashian në “Keeping Up with the Kardashians” nuk do të keni mundësi.

Çifti ka vendos që ta mbajnë bebenë e tyre jashtë reality show të paktën derisa ai ose ajo të rritet paksa.

Sipas medieve amerikane, West dhe Kim janë të mendimit se duhet të mbajnë një pjesë të privatësisë së tyre larg nga televizioni. Një burim i afërt me Kimin insiston se fëmija nuk do të jetë asnjëherë pjesë e serialit të familjes Kardashian dhe as në ngjarje të ndryshme siç mund të jetë dasma e tyre e as në incizime publike të festave të ditëlindjes.

Kim Kardashian do të vazhdoj të shfaqet në serial edhe kur barku i saj të rritet pasi që mendon se ‘të jesh shtatzënë është mrekulli’.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›