Rihanna në lidhje me A$AP Rockyn

Mediet amerikane sot kanë raportuar se këngëtarja e famshme Rihanna është në lidhje me reperin A$AP Rocky.
Krijuesja e hitit “Diamonds” , e cila i dha fund lidhjes së saj me Chris Brown më herët gjatë këtij viti- duket se ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes pasi të shtunën është parë pranë reperit amerikan në afterpartyn e organizuar pas javës së modës që u mbajt në New York.
“Ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin ndërsa truprojat e tyre kanë qëndruar afër që askush të mos i fotografonte ata”, ka thënë në urim për gazetën britanike “Daily Mirror”.
Këngëtarja e “Pour It Up” dhe A$AP kanë qenë shokë për një kohë të gjatë, por ata u bënë më të afërt në muajt e fundit kur ai i`u bashkua Rihannas gjatë turneut të saj botëror “Diamonds”. /Indeksonline/