E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna në trio në Grammy Awards

Rihanna do të performojë me Bruno Mars dhe Sting në Geammy Awards. Organizatorët kanë konfirmuar këtë trio gjatë ditës së hënë, duke e publikuar lajmin në faqen zyrtare të ngjarjes në Twitter.

Artistët do t’u bashkohen listës me Ed Sheeran, Alicia Keys dhe Franc Ocean të cilët gjithashtu do të këndojnë në këtë ceremoni e cila do të mbahet me 10 shkurt.

Për Rihanna-n kjo nuk do të jetë paraqitja e saj e parë në këtë skenë pasi që ajo pati performuar edhe vjet bashkë me bendit Coldplay me hitin e tyre, këngën “Princess of China”.

Këngëtarja gjithashtu është e nominuar në kategorinë për performancën më të mirë në zhanrin pop për këngën “Where Have You Been” e cila është në konkurrencë me Carly Rae Jepsen për këngën “Call Me Maybe” dhe Kelly Clarkson për “Stronger”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›