“Dua të jem shembull për vajzat me probleme”

Këngëtarja, Demi Lovato e cila kohë më parë është përballur me sëmundjen e bulimisë, është rrëfyer për revistën ‘Cosmopolitan’ duke treguar se çfarë probleme kishte kaluar.
”Isha rreth 12-13 vjeçare kur e kam zbuluar problemin me çrregullim në të ngrënë dhe në atë kohë askush nuk fliste për problemet e tyre shëndetësore. Ndjeja se po doli dikush të pranonte problemet që ka, unë do ta bëja të njëjtën’, ka thënë Demi
Ajo, gjithashtu, ka treguar raportin e saj me meshkujt duke thënë se më parë, ajo kishte bërë gabime të shumta nga frika e të qenurit e vetmuar.
“Është vërtetë jo e shëndetshme kur vajzat ua kushtojnë tërë kohën mashkullit të tyre dhe i harrojnë miqtë dhe familjen. Unë e kam bërë këtë. Unë gjithmonë kam qenë në kërkim të një gjëje të tillë sepse kam qenë e frikësuar të jem e vetme”, tha këngëtarja.
Tani, ajo e pranon se jeta e saj ka ndryshuar për të mirë dhe se është një person më i fortë. Demi ka shprehur dëshirën që të shpërbejë si një shembull për vajzat e tjera duke theksuar se rruga që kishte bërë deri më tani, nuk kishte qenë e lehtë por, kur ke vullnet i tejkalon të gjitha./Indeksonline/