Rihanna sërish irriton fansat

Kur jemi te koncertet e super yllit Rihanna, një gjë të cilën fansat tashmë e kanë mësuar është që të mos nguten të jenë me kohë për shkak që vetë këngëtarja nga Barbadosi gjithmonë dështon të paraqitet me kohë në skenë.
Këngëtarja e 'Stay’ është dukë vazhduar turneun e saj 'Diamonds World Tour' në Evropë dhe gjatë një paraqitje të saj në Belgjikë, ajo i la fansat të presin për plotë dy orë.
"Të lutem Riri, kjo gjë është seriozisht e pahijshme", shkroi një nga fansat e saj ne Twitter.
Vonesa e këngëtares nuk është gjëja e vetme që i irritoi fansat atë natë. Sipas të pranishmëve, Riri krahas vonesës, gjithashtu dështoi të ofrojë një performancë impresionuese.
Një kritik i muzikës i cili qe i pranishëm në koncert tha:
“Ishte sikurse një mur në mes saj dhe publikut".
Përgjatë turneut të saj 'Diamonds' Riri pothuasje në secilin koncert është paraqitur minimumi dy orë më vonë se sa ishte paraparë të paraqitej në skenë./Indeksonline/