E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna zbulon gjithçka

Këngëtarja, Rihanna, këto ditë ka qëndruar në Barbados për pushime nga i cili kemi pasur rastin të jemi në dijeni se çfarë po ndodh pasi që, paparacit e angazhuar për të përcjellë këngëtaren, kanë sjellë vazhdimisht foto nga pushimi i saj.

Por, momentet me të “mira” i ka dokumentuar edhe vetë këngëtarja nëpërmjet fotografive e që i ka publikuar në rrjetet sociale, siç është kjo më poshtëme ku Rihanna zbulon gati gjithçka.

E shtrirë në një shtrat dhe e veshur me bikini, e ndërkaq, shihet duke pirë cigare ashtu siç ajo zakonisht paraqitet në fotografitë që i publikon vetë.

Pushimet e “nxehta” në vendlindjen e saj, Barbados, këngëtarja i ka shijuar së bashku me miket e saja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›