E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vajzat e reja janë inspirimi i albumit tim”

Këngëtari Bruno Mars, së fundmi ka zbuluar se insprimin për ta realizuar albumin e tij më të ri, ‘Unorthodox Jukebox”, ai e gjetur tek vajzat e reja.

Albumi i tij nis pikërisht më një këngë, “Young Girls” e cila sipas tij tregon të gjithë përmbajtjen e albumit.

“Ajo është kënga e parë në album e cila tregon se çfarë do të jetë ky album dhe se ku isha unë kur kam filluar ta realizoj. Unë këndoj për vajzat që kur jam bërë i famshëm. Është një periudhë ne jetë kur ti fillon të dalësh çdo natë, të kalosh mirë por, pastaj fillon e humb veten”, ka thënë këngëtari për, MTV News.

Së fundmi, kënga e tij, “Locked Out Of Heaven” ka zënë vendin e parë në “iTunes” dhe pritet që edhe album i tij të radhitet në pozitat më ta larta të toplistave të huaja./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›