Rihapet Muzeu Arkeologjik i Apolonisë

Sipas studimeve, Apolonia e antikitetit (shek VI para Krishtit) është ngritur mbi gjurmët e një qyteti shumë më të hershëm. Në Muze pasqyrohen të gjitha epokat e zhvillimit të Apolonisë, ndërkohë që rihapja e muzeut do të ndihmojë për shndërrimin e qytetit antik në një nga qendrat më të rëndësishme turistike në vend.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministri i MTKRS, Aldo Bumçi, arkeologu i njohur, Neritan Ceka, përfaqësues të zyrës UNESKO-s, të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Institutit Arkeologjik etj.
Rikonstruksioni dhe rihapja e Muzeut Arkeologjik të Apolonisë u bë e mundur nga një financim prej 180 mijë dollarësh të Qeverisë Spanjolle, në kuadër të UNESKO-s.
/Start/E.B/
2011-12-06 21:33