E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS per statusin Fajtore eshte qeveria

Partia Socialiste gjykoi se konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë.

Në një deklaratë për shtyp, selia rozë thotë se “këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian”.

Partia Socialiste thotë se “duke gjykuar me shumë shqetësim qasjen vetëshfajësuese të palës tjetër ndërkohë që përgjegjësia madhore për dy dështime rradhazi me statusin është qartësisht e qeverisë.

Partia Socialiste nënvizon vullnetin e palëkundur të saj për të bërë gjithshka i takon që një dështim i tretë të shmanget.
Integrimi
PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Bruksel, Fyle pret Ramën
Topalli-Sonino, debat për integrimin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›