E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rihapet Muzeu Etnografik i Elbasanit, për dekada ishte lënë në harresë, tashmë i rikthyer në identitet

Pas një mbyllje prej gati 5 muajs , Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur dyert për të mirëpritur turistë vendas dhe të huaj të cilët shfaqin interes të vazhdueshëm për t’u njohur me traditat  dhe zakonet e  hershme të qytetit. Mbyllja e shtëpisë karakteristike elbasanase u bë pasi në të u kryen punime të nevojshme, për shkak të amortizimit të çatisë dhe disa elementeve të tjerë thelbësor.

Muzeu Etnografik i Elbasanit, i cili për dekada ishte lënë në harresë, tashmë është transformuar në një perlë të vërtetë të trashëgimisë kulturore, drejtuesit e saj thonë se po vijohet edhe me transformimin e stendave dhe dizajnit, për ta bërë imazhin e “shtëpisë së Sejdinasve” edhe më atraktive për publikun.

Falë rikonstruksionit,  kjo godinë është rikthyer në identitetin e saj, duke i dhënë qytetit një vlerë të shtuar historike dhe turistike. Drejtor i Qendrës së Artit dhe Kulturës pohon se hapja edhe e muzeve te tjera në qytet, në lagjen Kala, ka zgjeruar  ofertën turistike të qytetit të Elbasanit.

Dikur “Shtëpia e Sejdinasve” sot Muzeu Etnografik i Elbasanit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I në 15 janar 1963, duke u dalluar për arkitekturën e veçantë dhe ndër më të bukurat në llojin e vet në trevën e Elbasanit, duke tërhequr edhe vëmendjen e turisteve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›