Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Luigi Mangione duhet të dënohet me vdekje!

Prokurorja e përgjithshme amerikane, Pam Bondi, ka kërkuar që Luigi Mangione të përballet me dënimin me vdekje për vrasjen e drejtuesit ekzekutiv të kompanisë së sigurime shëndetësore ‘UnitedHealth Group’, Brian Thompson.
Mangione u arrestua pas kërkimit pesë ditore pasi Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë hotelit Hilton në qendër të Manhatanit, teksa mbërriti në konferencën e investitorëve të kompanisë së kujdesit shëndetësor vitin e kaluar.
Mangione është deklaruar i pafajshëm për akuzat e shtetit të Nju Jorkut për vrasje si një akt terrorizmi dhe shkelje të armëve.
Nju Jorku nuk ka dënim me vdekje për akuzat shtetërore.
Megjithatë, zonja Bondi të martën u kërkoi prokurorëve federalë të kërkonin dënimin me vdekje.
“Vrasja e Brian Thompson nga Luigi Mangione – një burrë i pafajshëm dhe baba i dy fëmijëve të vegjël – ishte një vrasje e paramenduar, gjakftohtë që tronditi Amerikën”, tha zonja Bondi në një deklaratë.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, i kam urdhëruar prokurorët federalë të kërkojnë dënimin me vdekje në këtë rast.”
26-vjeçari gjithashtu përballet me akuza federale për përndjekje dhe shkelje të armëve të zjarrit.
/rtsh.al/