E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet procesi i "14 Shtatorit"

TIRANE - Rihapet procesi gjyqesor per ate qe nga Prokuroria cilesohet si kryengritjen e 14 shtatorit 1998, te 11 vjeteve me pare. Ne bangon e te akuzuarve jane tete persona ndersa jane pushuar akuzat per dy deputetet, Sali Shehu dhe Frrok Gjini. Gjate seances se djeshme gjyqesore, ishin te pranishem edhe zv/ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ekrem Spahia, Antoneta Malja, drejtoresha e Agjencise Telegrafike Shqiptare, Shemsi Premci, si dhe gazetari Alfons Zeneli. Ndersa mungonin kater prej te pandehurve, te cilet perfaqesoheshin nga avokatet e tyre, te caktuar kryesisht nga gjykata. Trupi gjykues i kryesuar nga Ilir Celiku, ka regjistruar gjeneralitetet e Ekrem Spahiut, si dhe funksionin qe ai ushtron. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre, pasi prokurori i ceshtjes kishte derguar nje shkrese ne te cilen informonte gjykaten se kishte probleme familjare. Seanca e radhes do te zhvillohet me daten 13 shkurt ora 12:00.

Pas mbarimit te seances gjyqesore Spahiu deklaroi se ishte paraqitur ne gjykate, pasi kjo ishte seanca e pare ne ngarkim te tij. Te pandehurit, te cilet jane duke u gjykuar ne gjendje te lire, akuzohen nga prokuroria ne lidhje me ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ku sipas saj, persona te armatosur sulmuan disa nga institucionet kryesore te vendit, si Kryeministrine, Kuvendin, Radio-Televizionin Shqiptar etj. Ne procesin gjyqesor aktual, akuza e "kryengritjes se armatosur" rendon ndaj Alfons Zenelit, Antoneta Malajt, Dritan Zhgjecit, Edmond Ymerit, Elvis Kamberit, Ilir Zhilles dhe Shemsi Prencit.

Procesi gjyqesor ndaj tyre ka nisur ne Gjykaten e Tiranes me 15 mars te vitit 1999, por edhe pse kane kaluar rreth dhjete vjet, ende nuk ka nje zgjidhje perfundimtare. Pak kohe me pare, Gjykata e Tiranes vendosi rifillimin e procesit gjyqesor ndaj te pandehurve, duke perjashtuar dy deputetet dhe zevendesministrin e Kultures, Spahiu. Kunder ketij mendimi ishte organi i akuzes, i cili vetem pak dite me pare arriti te binde gjykaten, se pozicioni i Spahiut ne kete ceshtje duhet rishikuar, duke marre keshtu te drejten per rihetimin e "14 shtatorit". Per keto ngjarje nuk ka asnje te denuar, megjithese Prokuroria e Tiranes ka qene disa here ne prag te leximit te konkluzioneve perfundimtare, por me pas dosja eshte rikthyer per rihetim dhe rigjykim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›