E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, faza e dyte kunder zhgenjimit

Sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani po kalon nje nder momentet me te veshtira ne karriere. Qe pas largimit drejt Bundesliges, Kapllani nuk po gjen vetveten gjate ketij sezoni, pasi edhe aktivizimi i tij nuk ka qene i shpeshte. Sikur te mos mjaftonin problemet gjate ketij sezoni tek ekipi i tij, Karlsruhe, me te cilin sulmuesi shqiptar nuk eshte aktivizuar rregullisht, emrin i tij nuk figuron as ne listen e perfaqesues sone. Kapllani do te jete i sakrifikuari ne ndeshjen e radhes. Gjate pjese se pare te ketij sezoni, Kapllani nuk ka gjetur hapesiren e duhur te Karlsruhe dhe per kete arsye ka humbur edhe vendin ne formacionin baze te kombetares sone. Ne fakt edhe Bogdani nuk po luan tek Kievo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›