E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet tuneli ne Rreshen-Kalimash

Tuneli i Thirres ne autostraden e re Rreshen-Kalimash u hap dje per te gjithe qytetaret qe duan te ndjekin kete aks rrugor. Pas kater ditesh bllokimi si pasoje e punimeve, tuneli do te vazhdoj te jete e i hapur dhe ne funksion te levizjes se automjeteve. "Njoftohen te gjithe perdoruesit e autostrades Reshen-Kalimash se Tuneli i Thirres ka filluar prej mengjesit te sotem dt.09.07.09 funksionimin normal ne sherbimin e shoqerimit sipas njoftimit te bere ne media pak dite me pare", thuhet ne njoftimin zyrtar te ministrise se Transporteve. Por ne njoftim theksohet gjithashtu se tuneli i Thirres do te jete funksional per kalim deri ne oren 23.00 dhe ne oret e nates qytetaret nuk do te mund te kalojne permes tij. "Gjithashtu njoftohet publiku se tuneli do te vazhdoje funksionimin sipas regjimit te meparshem, pra do te qendroje i mbyllur cdo nate prej ores 23:00 deri ne oren 7:00 per te lejuar punimet elektromekanike dhe te struktures mbajtese ne galerine jugore", shpjegon ministria e Transporteve ne lidhje me orarin e pershtatshem per kalimin e qytetareve. Tuneli i Thirres konsiderohet si nje nga veprat me madheshtore te aksit Durres-Kukes dhe inaugurimi i tij u be nga kryeministri Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›