Tre te pandehurit e "Euro Bank", fitojne lirine e perkohshme
Tirane- Gjykata e Tiranes ka denuar dje me kusht, tre te pandehurit e akuzuar per "falsifikim te monedhave", kryer ne bashkepunim. Sipas vendimit te dhene nga gjyqtari Petrit Como, tre te pandehurit, te gjithe studente ne fakultete private, jane liruar me kusht deri ne kater vjet. Bledi Nola, Kliti Zyka dhe Shyqyri Dushku, nuk duhet te kryejne asnje veper penale gjate kesaj kohe, ne te kundert duhet qe te vuajne denimin me 3 vjet e 4 muaj burg secili, pervec vepres qe do te arrestohen. Per te pandehurin Robert Karaj gjykata ka vecuar dosjen, pasi po gjykohet me vete. Te pandehurit rane ne pranga me 7 tetor te vitit te kaluar, gjate operacionit te koduar "Euro Bank", pasi u kapen me monedha te falsifikuara, droge dhe arme. Studentet rane ne pranga, pas informacioneve te mberritura ne rruge operative per aktivitetin e paligjshem, si dhe dy jave hetimeve te kryera ndaj tyre. Gjate momentin te arrestimit, policia e kryeqytetit iu ka gjetur dhe sekuestruar 3 mije euro false dhe nje sasi lende narkotike te llojit hashash prej 1 kilogram, si dhe tre granata luftarake. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, mesohet se shuma e eurove te falsifikuara do te shperndahej ne tregun e kampisteve, me qellim qe te ricikloheshin. Sipas dosjes hetimore, origjina e parave te falsifikuara mendohet te jete Maqedonia.
R. C.
R. C.