E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapja e shkollave, ja 7 masat e reja të policisë së Shtetit

Tiranë, 13 Shtator NOA Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, tha sot se me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2009-2010, strukturat e saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve.

Në ditën e parë të mësimit, Policia e Tiranës thotë se do të angazhojë pranë objekteve shkollore, punonjës policie të cilët do të marrin një varg masash që konsistojnë:

- Do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave dhe shërbimin e sigurisë së shkollave që kanë në territorin e tyre.

- Nuk do të lejojnë hyrjen e personave të tjerë, në ambientet e shkollave, të cilët prishin rendin e qetësinë publike;
- Do të mbajnë kontakte të vazhdueshme me personelin mësimdhënës, në drejtim të evidentimit të nxënësve problematikë;
- Do të bashkëpunojnë me rojet private të shkollave;
- Nuk do të lejojnë parkimin e automjeteve apo shitësve ambulantë pranë objekteve shkollore, me qëllim parandalimin e aksidenteve apo shkeljeve të tjera të ligjit.
- Do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë policorë, që cënojnë rendin e qetësinë publike apo kanë tendenca për kryerjen e veprave penale.
- Do të shkëmbejnë eksperienca dhe japin mesazhe në drejtim të Policimit në Komunitet, luftës kundër drogës, alkoolit, trafikimeve të ndryshme etj.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pohon se ka marrë masat e nevojshme edhe në vazhdimësi për mbarëvajtjen pa incidente të mundshme, të gjithë procesit akademik 2009-2010.

Gjithashtu Policia e Tiranës, tha se po punon me programe të përbashkëta me Drejtoritë arsimore Rajonale, për krijimin e urave lidhëse dhe konsoliduese në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet.

Në këtë pikë, Policia e Tiranës, thotë u kërkon qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 14 Shtator 2009, të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri normale të trafikut.

Masat, vijnë bazuar në ligjin Për Policinë e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Për marrjen e masave dhe forcimin e shërbimit të ruajtjes së rendit e sigurisë publike, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2009 2010.

Strukturat e Policisë së Tiranës, kanë marrë masa të plota për organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë, krijimin e konsolidimin të një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike, dhe zhvillimit normal të procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve në Qarkun e Tiranës, - tha sot për agjencinë NOA, zëdhënësja Alma Katragjini.

Ajo shtoi se për mbarëvajtjen e këtij proçesi mësimor, janë ngarkuar me detyra, Patrulla e Përgjithshme e Policisë, strukturat e Hetimit të Krimit, Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke bashkëpunuar edhe me drejtuesit e shkollave, si dhe duke patrulluar shpesh herë në afërsi të shkollave dhe qendrave studentore, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.

e.r/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›