E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rijetëzim kalasë së Elbasanit, Rama: Transformim në funksion të rritjes së turizmit

Elbasani pritet të marrë një hov edhe më të madh turistik, falë rijetëzimit të kalasë së qytetit, si pika më e rëndësishme turistike dhe kulturore.

Falë bashkëpunimi me fondin shqiptraro-amerikan dhe me bashkinë e qytetit ky projekt pritet të rrisë më tej vizitorët e huaj dhe vendas në kala.

“Ndërkohë që Berati e ka nisur procesin e rilindjes dhe transformimit në funksionit të turizmit dhe e ka kthyer në funksion dhe ka arritur në 800 mije vizitor dhe turist, Elbasani sot që flasim është në rendin 20-25 mijë vizitor turistë. Ndërkohë që turistët në kalanë e Beratit kanë kohë që kanë kapërcyer numrin e 100 mijë në kalanë e Elbasanit janë rreth 4 mije, këto shifra do të përmbysen shumë shpejtë me projektin e kalasë. Kalaja e Elbasanit ka një histori dhe disa përbërës që kanë potencial të jashtëzakonshëm por ka dhe shumë element të tjerë. Por nëse do bëjmë një projekt në kohën e duhur atëherë do të kemi një rritje të numrit të vizitorëve brenda në lagje dhe kjo do të bëj që vlera e shtëpive të rritet. Në Elbasan të kemi një pol të ri të Tiranës metropol”, tha kreu i qeverisë, Edi Rama.

Por projekte të tilla shoqërohen edhe me akuza politike, ndaj dhe Rama kishte nje përgjigje për këto komente.

“Mirëpresim stalkerin e fondit që të shfaqet në kala që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet”, tha Rama.

Rama përmendi edhe disa projekte të tjera që janë në proces. Nje prej tyre është edhe Auto Moto Park Alabania  që do të zhvillohet në Elbasan. Një event që ka në fokus krijimin e pistës së parë për garat e shpejtësisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›