E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikardo Kaka pritet si hero në Milano

Tiranë, 5 Nëntor NOA - Mediat evropiane nuk kanë lënë pa përmendur pritjen e ngrohtë që kishin rezervuar tifozët e Milanit për brazilianin Kaka, në ndeshjen e fundit të Champions.

Rikardo Kaka është duartrokitur gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët italianë, sikur të ishte lojtar i Milanit.

Pas gjashtë sezoneve dhe dy Champions të fituar me Milanin, Kaka synon të njëjtin sukses me një tjetër skuadër, Realin, me të cilën është bashkuar në fillim të këtij sezoni.

Ndeshja e dytë mes Milanit dhe Realit përfundoi në barazim 1-1 dhe kuqezinjtë e Leonardos zhvilluan një tjetër takim pozitiv, duke lënë pas momentet e vështira dhe krizën që i kishte mbërthyer, gjatë fillimit të këtij edicioni.

e.r/NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›