Riker: Është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

“Maqedonia gjendet në udhëkryq mes të kaluarës dhe të ardhmes. Tani është momenti kur lidershipi duhet të njoh “mundësinë e hapur” dhe të zgjidh kontestin e emrit”. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së në Shkup, Filip Riker për mediat maqedonase.
Riker I bën apel palëve politike të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të punojnë për një të “nesërme më të mire” për qytetarët e Maqedonisë, të cilët i dhanë verdiktin për të sjellë vendime për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe për më shumë prosperitet.
“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u zhvilluan shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për ti dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara” theksoi Riker ndërsa shtoi se ka shumë spekulime lidhur me mendimin e diplomatëve për çështjen e kontestit të emrit.
“E di se ka shumë spekulime për atë se çfarë mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Por mos bini pre e këtyre spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu si edhe për çështje të tjera”, deklaro Riker
Diplomati amerikan sërish ka theksuar se, pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave të tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO.