Rikompozohen pjeserisht 5 figura shenjtoresh nga afresku i Onufrit

Shkon ne 5 numri i portreteve te rikompozuara nga copëzat e mbetura nga afresku i Onufrit qe u dëmtua ne fillim te këtij viti. Specialistët e laboratorit pranë institutit te monumenteve te kulturës po përpiqen qe te rikompozojne çdo thërrime qe ka mbetur nga afresku unikal i kishës se Shën e Premtes ne Valsh të Elbasanit.
Për rikrijimin e figurave, aureolave dhe çdo gjeje tjetër specialistet bazohen ne fotografitë qe fatmirësisht janë te vonshme, çka i bën qe te njihen edhe me gjendjen qe afresku kishte para dëmtimit.