PD hedh poshte akuzat e Rames
Partia Demokratike iu kundërpërgjigj sot deklaratave e kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili foli për një Shqipëri ku mbizotëron varfëria dhe papunësisë. Zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorspi tha se Shqipëria e gënjeshtërt ekziston vetëm në mendjen e socialisteve. “Ne jetojmë në një Shqipëri të gënjeshtërt, populli Shqiptar jeton në një Shqipëri të gënjeshtërt. Kjo deklaratë nuk vjen nga spitale psiqiatrike, ky ofendim nuk ju bëhet shqiptarëve nga ultra nacionalistë Serb apo Nazist Grek dhe as nga partitë Shqiptare të ekstremit të majtë apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhës dhe Spiro Kolekës por kjo deklaratë u bë dje nga Edi Rama në konventën e themelimit të “Partisë se re Rama” partisë së një grushti neobllokmenesh, 99-tshas e Mjaftucëve të Edi Ramës tek parqiste atë që mediat e quajtën sot: Programi i Nastradinit”, vlerësoi ajo.
Por duke hedhur poshtë akuzat e ramës, selia blu solli në vëmendje realitetin në vend.
“Partia Demokratike i rikujton z.Rama se: Shqiptarët sot jetojnë në Shqipërinë anëtare të NATOS dhe Shqipëria e tyre është aq e vërtetë sa c' është e vërtetë Aleanca më e fuqishme e lirisë së të gjithë kohërave. Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në paranojën tuaj politike. Shqiptarët sot jetojnë në një Shqipëri me halle por jetojnë në një Shqipëri ku qytetarët e së cilës lëvizin të Lirë në mbarë Europën, arritje Historike kjo, për të cilën Edi Rama bëri gjithçka që të ua mohonte atyre. Kështu që për çdo Shqiptarë, Shqipëria pa viza është Shqipëria e vërtetë kurse Shqipëria e gënjeshtërt egziston vetëm në psikologjinë e Sëmurë të njeriut që jeton në një botë tjetër halucinante, larg botës reale.