E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonfigurimi i KQZ-se Rama Nuk ka shteg per kompromis

Dorëheqja nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e Ilirian Muhos, anëtarit të propozuar nga LSI, nuk është një zgjidhje e pranueshme për Edi Ramën. Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti falënderoi SHBA-në dhe BE për mbështetjen në debatin mbi ndryshimet në KQZ. 
Nuk ka asnjë shteg për kompromis! Edi Rama përjashtoi mundësinë për të dalë nga kriza e krijuar mbi përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes dorëheqjes së anëtarit të propozuar nga LSI. 
Duke e quajtur dhunë kushtetuese shkarkimin e Ilirjan Muhos nga Parlamenti, Rama tha se ky institucion nuk ka asnjë pushtet mbi KQZ-në. 
Lideri I partisë socialiste shprehu mirënjohje publike ndaj SHBA dhe BE për atë që e quajti pozicionim e tyre kundër përpjekjes së Berishës për të marrë me dhunë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 
Rama tha se Kryeministri po përjeton verën e vetmisë së madhe dhe do të mbesë vetëm fillikat si në vitin 1997.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›