Lirimi i anetarit te LSI ne KQZ reagojne ambasadori i OSBE dhe kreu i PSD
Anëtari i LSI në KQZ mund të vazhdojë punën. Kështu, u shpreh kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth nga Berati.
Ambasadori i OSBE është shprehur se ende jemi në procesin e sqarimit të bazës ligjore mbi të cilën është ngritur kërkesa e PD-së, ndërkohë që ditën e hënë Kuvendi do të shqyrtojë çështjen. Wollfarth ka rikujtuar edhe një herë që KQZ duhet të jetë një institucion apolitik.
Gjinushi: Opozita të reagojë në situata të tilla, vihen në diskutim zgjedhjet e 23 qershorit Gjithashtu, për një çështje të tillë ka reaguar dhe kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Kreu socialdemokrat e quan veprim antiligjor tentativën për zëvendësimin e anëtarit të KQZ, që i përket LSI. Ai i kërkon opozitës që të reagojë dhe të mos pajtohet me situata të tilla, të cilat sipas tij janë nul si në pikëpamje ligjore ashtu edhe politike. Në vlerësimin e Gjinushit, çdo tentativë për të ndryshuar përbërjen e KQZ, nuk duhet të lejohet pasi kjo ve në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit.