E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Kamzë, Koçiu: Standarde bashkëkohore për banorët

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Qendra Shëndetësore në Kamzë, Frutikulturë është rikonstruktuar tërësisht, për të ofruar shërbime shëndetësore për banorët e zonës dhe kushte bashkëkohore për personelin e mjekëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot pamjet e kushteve se si kjo qendër shëndetësore ishte para investimit të Qeverisë shqiptare dhe si është sot, e rehabilituar dhe me kushte bashkëkohore për rreth 2700 banorë të zonës.

Ministrja Koçiu thotë se plot 400 qendra shëndetësore janë ndërtuar dhe rikonstruktuar deri tani, nga të cilat 60 vetëm në periudhën 2023-2024, “në vijim të angazhimit për një shëndetësi më pranë qytetarëve”. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›