E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rruga “Vodicë- Qafë Dardhë”, Demo: Lehtësi në lëvizje drejt zonave piktoreske të ekoturizmit

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Në Berat vijon puna për rikonstruksionin e rrugës “Vodicë- Qafë Dardhë”, me gjatësi 1.5 km dhe me një degëzim rruge drejt fshatit Bodgan.

Kjo rrugë përfshin rikonstruksionin dhe ndërtimin e aksit nga kryqëzimi i rrugës Berat-Poliçan në fshatin Vodicë deri në fshatin Qafë Dardhë.

Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo inspektoi punimet që po kryhen në këtë aks.

Duke e cilësuar një një investim i shumëpritur për banorët, Demo tha në një postim në rrjetet sociale se “punimet e rrugës Bogdan po realizohen në kuadër të projektit ‘’Rrugë të bardha’’ dhe përfshijnë zgjerim të rrugës, disa vepra arti përgjatë saj, mure mbajtës dhe tombino”.

“Investimi do të sjellë rritje të aksesit drejt fshatit Bogdan dhe lehtësi në lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve drejt zonave piktoreske të ekoturizmit”, theksoi Demo.

Ky investim i kërkuar prej kohësh nga banorët e zonës do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillimin e gjithë njësisë Roshnik dhe një rrugë me rëndësi për gjithë zhvillimin e ofertës turistike të qarkut Berat, duke krijuar lehtësi në qarkullim drejt pikave malore turistike të Qafë Dardhës dhe Malit të Tomorit

Projekti ka dy paketa: Rikonstruksioni i i rrugës Vodicë-Qafë Dardhë dhe restaurimi sistemimi i Çezmës së Tarikos, Tomor.

Ky projekti financohet nga programi “Fuqizimi i ofertës turistike të siteve natyrore” në rajonin e Beratit, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit, në zonat e parkut të Tomorit, i Komisionit Europian dhe BERZH dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në partneritet me bashkinë Berat.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›